Itali, 26 korrik 2014 – Në orët e para të mëngjesit të datës 23 korrik 2014 karabinierët e qytezës së Kaprino Veronezes arrestuan një çift shqiparo – rumun për drogë dhe armë.

Shqiptari, 21 vjeçar, pa precedentë penalë dhe rumunia, 23 vjeçare kishin në banesën e tyre në fshatin Sandra të  komunës së  Kastelnuovo del Garda-s një pistoletë gjysëm automatike, prodhim spanjoll me tre fishekë.

Gjatë kontrollit të garazhit u gjet një revolver 34 me fishekë, kalibër 38 special si edhe 32 fishekë, kalibër 22. U gjet edhe një pistoletë false, por pa tapën e kuqe të domosdoshme për të tilla pistoleta. Në makinën e shqiptarit u zbuluan edhe 3,5 kg. kokainë e pastër.

Çifti shqiptaro-rumun u arrestua në flagrancë dhe u dërgua në burgun e Montorios, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe armëmbajtje pa leje.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/