SHBA, 26 korrik 2014 – Ka pasur shumë spekulime pas publikimit të detajeve nga një libër për Shërbimin Sekret, që kujdeset për jetën e zyrtarëve të lartë amerikanë, kryesisht presidentit dhe ish- presidentëve.
Në librin e Ronald Kessler thuhet se Bill Clinton ka pasur një të dashur tjetër, pasi e la presidencën.
Ajo është një bionde, të cilin Shërbimi Sekret e quante “Energiser”.
Ajo vinte gjithmonë me fuoristradë dhe qëndronte disa orë, ose edhe me ditë të tëra, gjithmonë kur në shtëpinë e familjes Clinton nuk ishte Hillary.
Ndërsa ajo vazhdonte punën si Sekretare e Shtetit, Bill Clinton vazhdonte aferën.
Ajo përshkruhet si shumë sharmante dhe miqësore.
Por kush është biondia sekrete?
Daily Mail shkruan se ka mundësi që ajo të jetë nëna e tre fëmijëve, tashmë e divorcuar, Julie McMahon, që jeton pak minuta larg vilës së familjes Clinton.
Ajo është një bukuroshe pasanike.
Vajza e Joel Tauber, një multimilioneri, që mbështeste Partinë Demokratike dhe mike e familjes Clinton, ajo u takua për herë me Bill kur ai ishte akoma në detyrë.
Babai i saj i kishte lënë atij që të përdorte vilën 25 milionë dollarëshe të familjes në Colorado.
Thuhet se mes tyre pati menjëherë shkëndija, por marrëdhënia u bë intime pasi Clinton la Shtëpinë e Bardhë dhe u vendos pikërisht në lagjen ku jetonte ajo.
McMahon, e divorcuar nga i shoqi, një drejtor i Goldman Sachs, ishte e vetmuar, njësoj si Bill.
Ata hynin shpesh fshehurazi në shtëpitë e njëri- tjetrit, ndonjëherë edhe në mes të natës.
Por jo vetëm kaq, ata thuhet se janë takuar edhe jashtë vendit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





