DURRËS, 26 korrik 2014 – Institucioni i Prefektit i qarkut të Durrësit po ndjek nga afër problematikën në sezonin turistik dhe sidomos realizimin e detyrave të lëna nga qeveria për një kthesë të plotë në menaxhimin e energjisë elektrike.
“Ndjekje penale për të gjithë debitorët e faturave të energjisë elektrike”, deklaroi prefekti Rolant Xhelilaj, duke paralajmëruar për sanksione të ashpra ndaj të gjithë abuzuesve të dritave.
Xhelilaj tha se ka përmirësim të situatës për sa u përket arkëtimeve si rezultat i masave të Task Forcës, gjë që ka ndikuar në furnizimin më të rregullt me korrent të zonës turistike, pavarësisht nga ndonjë avari e përkohshme teknike.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





