Tajvan, 23 korrik 2014 58 persona kanë humbur jetën në Tajvan nga rrëzimi i një avioni. Mediat e huaja shkruajnë se një avion Transasia Airways me 54 pasagjerë në bord dhe 4 anetare te ekuipazhit është rrëzuar, pasi ka dështuar të kryejë ulje emergjente. 

Avioni kishte tentuar të kryente ulje emergjente për shkak të motit të keq, por lëvizja ka rezultuar fatale për 58 pasagjerët. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/