Kroaci, 23 korrik 2014 – Në pastiçerinë "Fontana", të njohur ndryshe edhe si "te Bakiu", për shkak të pronarit Baki Ramadani, nga Kamjani i Tetovës është kthyer në traditë që njerëzve t’ju hidhen "toptha" të akullores, e ata t'i presin me gojë.
Këtij shou dhe argëtimi nuk ka mundur t'i shpëtojë as tenistja me famë botërore, Serena Uilliams.
Sportistja e famshme u argëtua, duke pritur "topthat" e akullores së tetovarit, pikërisht kur ishte në Kroaci për t’u stërvitur në turneun US Open.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





