Durrës, 23 korrik 2014 – Shpeshherë është bërë protagonist në mediat rozë për sherret e tij me rivalët apo deklaratat e forta kundrejt tyre.
Por këtë herë ai ka dëshmuar një tjetër anë të tij, shumë pak të njohur, dashurinë për fëmijët e vegjël.
Po flasim për repistin e njohur durrsak, Noizy (emri i vërtetë Rigels Rajku), i cili këto ditë ka vizituar Shtëpinë e Foshnjes në Durrës. Në një nga fotot e shumta që ai ka publikuar në Facebook, ku duket i rrethuar nga kalamajtë, Noizy shkruan: “Na lini rehat se sapo u zgjuam nga gjumi.”
Kujtojmë se Noizy ka një vajzë të vogël, fryt i një lidhje në moshë fare të re i repistit, kur ai ndodhej jashtë vendit. Nuk dihet nëse reperi ka dhuruar ndonjë fond për këta fëmijë, por veprimi i tij është pritur shumë mirë nga fansat.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





