23 korrik 2014 – Kush ka frikë dhe dyshime se tradhtohet nga partneri, apo partnerja, për ta problemi tashmë është thuajse i zgjidhur, pasi një aplikacion, mCouple i vjen në ndihmë.

Aplikacioni i përshtatshëm për sistemet Android dhe iOS bazohet në teknologjinë Gps dhe lejon gjurmimin e të gjitha lëvizjeve të partnerit. Por jo vetëm kaq.

Aplikacioni është në gjendje të monitorojë gjithashtu edhe sms-të, bashkëbisedimet në Facebook, është ne gjendje të ndjekë edhe një listë të thirrjeve që ka bërë, apo marrë partneri.

Në thelb, aplikacioni është në gjendje të zbulojë çdo detaj të jetës së partnereve. Ai është zhvilluar nga kompania angleze Mspy dhe është falas, mjafton që atë ta shkarkosh nga store i smartphone.

Aplikacioni që të zbatohet ka veçse një problem, ai duhet të shkarkohet edhe në smartphon-in e partnerit. Dhe problemi është se kjo duhet të bëhet me miratimin e tij, pasi me ligj kjo gjë është e ndaluar dhe si e tillë nuk mund të paraqitet as si provë në gjykatë.

Aplikacioni nga ana tjetër mund të jetë shumë i përdorshëm dhe i rëndësishëm për prindërit, të cilët do të donin të monitoronin lëvizjet e fëmijëve te tyre.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/