E mërkurë, 23 korrik 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Legalizimet, qeveria miraton çmimet e reja”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– S’pyetën për fejesën, 74 vjeçari masakron familjen
– Ekzekutohet në makinë emigranti 27 vjeçar nga Italia
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Legalizimet, ja vlera e truallit”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Bajramin e braktisën, ja ç’më tha para vrasjes
– Hiqet shumica e benzinatave në autostrada
– Ekzekutohet në makinë emigranti 27 vjeçar, pas kthimit nga Italia
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Doshi kundër Tahirit: Emërime politike në polici, ikën tropojanët, erdhën tepelenasit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Muharrem Dardha: Ja kush ishte e dashura e Kadaresë, u skuq kur pa romanin e Jorgaqit
– Motra e 17-vjeçares: Xhaxhai bëri gjëmën se babai nuk e pyeti për fejesën
– Dule: Na kanë zbuar nga koalicioni po u miratua “Himara”, gati protestat
GAZETA SHQIP çelet me shkrimin “Vrasje e pesëfishtë për fejesë, gruaja e autorit: PAshë tmerr”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Inspektori i KLD-së, mbi 200 mijë euro pasuri të dyshimtë
– 6 deputetë kundër hartës së re
– Legalizimet, çmimet e reja për shitjen e trojeve
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “Zbardhen negociatat e ethshme të Ramës me deputetët e LSI”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Legalizimet, lista me çmimet e reja dhe afati i pagesës
– Telefonata e fundit përpara vrasjes:…I vrava të katërt
– 6 deputetë të mazhorancës, kundër ndarjes së re, rrezikohet votimi
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Pasuria e Tafajt/ "Padroni i të
verbërve", pallat 5 kate në Linzë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Masakra në Fier, vret 4 persona se nuk i pëlqeu fejesa
– Ambasadori Gaiani: BE do ta kapërcejë frikën për zgjerimin
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Edi Rama i heq Visho Likës “Shtëpinë me gjethe”, bazën famëkeqe të SHISH, e përdorur për tortura, terror dhe përgjime”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Pasuria e Inspektorit të KLD, Arjan Qafa, mijëra euro dhuratë, bashkëshortja kursen 70 mijë euro si mësuese dhe shitëse butiku
– Rama mbledh Komisionin e Sigurisë, kërkon urgjentisht miratimin e Byrosë së hetimit dhe shkrirjen e Gardës
Tom Doshi: Sajmir Tahiri mbushi policinë me tepelenas si Berisha me tropojanë, njerëzit nga rruga i ka bërë drejtues
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Shpërthen Tom Doshi”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Çfarë e ka mërzitur Berishën dhe Jozin që rrinë kaq menduar përpara Bashës?
– Legalizimet, ja çmimet e shitjes së parcelave të objekteve pa leje
– Kodi Rrugor, rregulla të reja për zonat e shërbimit në rrugë
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





