·        Shkresa nuk është çuar brenda 48 orëve dhe se  është nënshkruar nga zëvendësministri

DURRËS, 22 korrik 2014 –  KLD-ja do të vazhdojë të lërë Durrësin me kryegjyqtare të komanduar, pasi kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë konsiderohet e padrejtë.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk e ka lënë të “ftohet” propozimin e Ministrisë së Drejtësisë (ndodhen në të njëjtën ndërtesë!) për zhvillimin e procedurës për emërimin e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, duke e konsideruar të jashtëligjshme shkresën e dërguar më 21 korrik 2014

Organi kushtetues argumenton:

“Në protokollin e KLD nuk është paraqitur asnjë kërkesë me firmë të Ministrit, por kërkesa është paraqitur nga zëvendësministri në kundërshtim me ligjin… nuk është paraqitur para afatit ligjor prej 48 orësh, por në më pak se 48 orë, në kundërshtim të hapur me ligjin. Së fundmi, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka deklaruar se kërkesa është objektivisht e pamundur të shqyrtohet në mbledhjen e nesërme, duke shtuar se deklaratat e ministrit janë thjesht shou mediatik”

KLD-ja ka të drejtë kur kapet pas këtyre arsyeve, pasi aparati i Ministrisë së Drejtësisë tregon paaftësi.

Nga ana tjetër “ALUIZNI” i Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani, nuk ka pse pret propozim për një gjë që duhej ta bënte vetë për 12 muaj, kur komandoi znj. Joanë Qeleshi.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/