Durrës, 22 korrik 2014 – Një 49 vjeçar nga rrethi i Durrësit është pickuar nga gjarpri, ndërsa po punonte tokën.

49 vjeçari S.N. është pickuar nga zvarraniku, ndërsa ndodhej në tokat e tij në fshatin Hardhishtë, në komunën Gjepalaj.

Fermeri nuk e ka vënë re gjarprin që po i afrohej dhe është ndërgjegjësuar për praninë e tij, vetëm në momentin që ka ndjerë pickimin.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 19:40, kohë në të cilën burri ka mbërritur në spital.

Kanë qenë familjarët e tij që e kanë shoqëruar për në spital, ku sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet e rëndë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/