Gjermani, 20 korrik 2014 – Në Hockenheim, Nico Rosberg u dhuron tifozëve vendas atë që pritej më shumë prej tyre: fitimin e garës për Çmimin e Madh të Gjermanisë me Mercedes-in e tij, që nuk njeh rivalë këtë sezon të Formula 1.
Por vëmendja e sportdashëve u përqendrua në fillim të garës tek një incident I frikshëm që u regjistrua në pistë. Makina e Felipe Massa pati një prekje me Kevin Magnussen, duke shkaktuar shumë frikë pas përmbysjes së njëvëndëshes së tij.
Kontakti mes pilotit të Ëilliams dhe Magnussen të McLaren-Mercedes- në kthesën e parë të Cmimit të Madh të Gjermanisë ka shkaktuar një aksident. Vetura e brazilianit është rrotulluar disa herë dhe për fat nuk ka pasur asnjë pasojë.





