Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion të ri për gjendjen shëndetësore të tre personave të dëmtuar nga shpërthimi i ndodhur mëngjesin e sotëm në një karburant pranë zonës së Brrylit në Tiranë.

Të tre të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin Universitar të Traumës, ku ndodhen në gjendje të stabilizuar dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Tre personat e dëmtuar si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një karburant pranë zonës së “Brrylit”, Tiranë, janë paraqitur për trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës.

Pacientët V. H., R. A. dhe A. XH. ndodhen në gjendje shëndetësore të stabilizuar dhe janë nën kujdesin e ekipit mjekësor të Spitalit Universitar të Traumës.

Aktualisht, po kryhen ekzaminimet e nevojshme dhe vlerësimi i mëtejshëm i gjendjes së tyre shëndetësore, në përputhje me protokollet mjekësore”, njofton Ministria e Shëndetësisë.