Me thirrjet ‘polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne’ protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Ata bëjnë thirrje për ‘arrestimin e Ramës dhe lirimin e qytetarëve’.
Me megafon, një nga organizatorët bëri me dije se sot janë shoqëruar nga policia 20 persona.
Protesta sot nisi në 17:00 përpara kuvendit ku forca të shumta policore, të armatosura rëndë dhunuan barbarisht dhe arrestuan protestuesit paqësorë.
Më pas ata shkuan përpara Kryeministrisë.
“Edi Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëria nuk është në shitje” janë disa nga pankartat që mbajnë në duar protestuesit. Kjo është dita e 101 e protestës. Revolta e qytetarëve ndaj qeverisë vijon të jetë e fortë.





