8 Korrik 2014 – F​esta e demave në Spanjë, e njohur me emrin San Fermin, ka shfaqur sërish skena të cilat qyteti i Pamplonës ka dashur t’i shmangë me çdo kusht: meshkujt duke prekur gjoksin e femrave gjatë festës së shfrenuar.

Bashkia e Pamplonës kishte lançuar këtë vit fushatën “Për një San Fermin pa agresione seksiste” duke u nisur nga fotot e viteve të kaluara që bënë xhiron e botës dhe që krijuan polemika mbi abuzimet ndaj femrave në këtë festë.

Por, edhe pse u munduan shumë, imazhet e meshkujve duke prekur femrat ishin të shumta edhe kësaj here. 

/ Top Channel/