Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se përdorimi i duhanit mund të ulë mundësinë për të pasur një shtatzëni.

OBSH e bazon këtë përfundim në një përmbledhje të shumë studimeve të kryera në vende të ndryshme të botës dhe të publikuara gjatë periudhës 2000–2026.

Sipas OBSH-së, burrat që pinë duhan kan (opens in a new tab)ë më shumë gjasa të kenë probleme me ereksionin krahasuar me ata që nuk pinë duhan.

Ata kanë gjithashtu, më shpesh probleme me cilësinë e spermatozoideve.

Te gratë që pinë duhan, rreziku për vështirësi në mbetjen shtatzënë është 40% më i lartë krahasuar me gratë që nuk pinë duhan.

Megjithatë, sipas OBSH-së, ndalimi i duhanit mund ta ulë këtë rrezik me rreth 25%.

Shumica e studimeve të analizuara, kanë të bëjnë me cigaret tradicionale, si te burrat ashtu edhe te gratë.

Për produktet më të reja, si cigaret elektronike, ende nuk ka aq shumë të dhëna shkencore.

OBSH thekson gjithashtu, se duhanpirësit kanë më pak gjasa të kenë sukses me disa trajtime për fertilitetin, ndërsa edhe ekspozimi i personave të tjerë ndaj tymit të duhanit, mund të ndikojë negativisht në aftësinë për të pasur fëmijë.