DURRËS, 8 korrik 2014 –  Tani policia e rajoneve bregdetare shqiptare po “amerikanizohet”, duke vepruar si në Majami me tullat e biçikletave në plazhe. Falë një bashkëpunimi ndërministror mbi përmirësimin e industrisë turistike, Policia e Shtetit po zbaton risi, që kanë qenë të efektshme në nivel ndërkombëtar, tani edhe në Durrës e Shqipëri po shfaqen patrullat policore me biçikleta, që mbikëqyrin plazhin si këto në Durrës.

Mes mijëra pushuesve ata lëvizin edhe në brezin e rërës duke monitoruar çdo problematike që mund të kenë turistët, duke ndërhyrë menjëherë.

Kjo mënyrë veprimi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, pasi është hera e parë që aplikohet në bregdetet shqiptare dhe pritet të ketë ndikim pozitiv në eliminimin në kohë të çdo lloj incidenti që do të ketë në plazhe

Biçikletat kanë shenjat dalluese me mbishkrimin “Policia e Shtetit”, numrin e telefonit 129 si dhe logon e policisë.

Për t’iu përshtatur mjetit të ri të qarkullimit, policët nuk janë me uniformën tradicionale, por bluzë të bardhë me mbishkrimin Policia dhe pantallona të shkurtra.

Në fazën e parë të projektit pilot do të jenë rreth 100 biçikleta në terren, kryesisht në zonat bregdetare.

Është një nismë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke ofruar kështu një shërbim të ri që së shpejti do të zbatohet në të gjitha plazhet shqiptare.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/