Spanjë, 3 korrik 2014 – Videoja e një vajze, duke performuar seks oral me më shumë se 20 meshkuj në një lokal në Magaluf të Spanjës ka shkaktuar shumë zemërim kur u postua online.
Kryebashkiaku i Magaluf, Manuel Onieva tha se ka urdhëruar një hetim policor për ngjarjen.
Në video shihet një vajzë, që mendohet se është britanike, duke performuar aktet seksuale, ndërkohë që meshkujt qëndrojnë rreth saj në pistën e kërcimit.
Një person, që po regjistron, e inkurajon atë.
Pasi performon seksin oral për rreth dy minuta, ajo merr si shpërblim një shishe verë, që mendohet se kushton rreth tre euro.
Në Spanjë po përhapen gjithmonë e më shumë të ashtuquajturat “mamada party”, ku fjala mamada është spanjisht për akt seksual.
Onieva ka paralajmëruar se lokalet ku bëhen të tilla festa rrezikojnë të mbyllen.





