Angli, 3 korrik 2014 – Gruaja e një politikani, e cila është e varur nga bixhozi, do të hedhë në gjyq kazinonë “The Ritz” pas humbjes së 2 milionë paund në një tavolinë të lojës “punto banco”.

Nora Al-Daher, 50 vjeç, e cila jeton në Muscat, Oman, i humbi paratë në kazinonë e Londrës në pak orë në prill të vitit 2012.

Por, ajo pretendon se nuk do t’i kishte humbur paratë nëse stafi nuk do të “shfrytëzonte” varësinë e saj nga bixhozi.

Ajo tha në Gjykatën e Lartë në Londër se, punonjës të kazinosë kishin qëndruar pas saj duke e inkurajuar që të luante pavarësisht se ishin paralajmëruar për varësinë e saj.

“Kisha nevojë për dikë që të më thonë ‘mjaft luajte’ dhe të më sillte me këmbë në tokë”, tha multi milionerja në gjykatë. “Askush nuk më tha stop”.

Al-Daher është e martuar me ministrin e Jashtëm të Omanit, Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood Al-Busaidi. Ajo ka humbur edhe herë të tjera shuma të mëdha në kazino.

Ajo i humbi paratë në lojën “punto banco”, ku lojtarët luajë me kazinonë dhe jo me lojtarët e tjerë. Loja është e varur plotësisht nga fati.

Mes viteve 1999-2012, Al-Daher ka luajtur në kazinonë “The Ritz” më shumë se 20 milionë paund dhe ka humbur më shumë se 7 milionë.