Brazil, 3 korrik 2014 – Në prag të përballjes me Francën, Gjermania ndodhet në telashe. Një numër shumë i madh lojtarësh nga ekipi gjerman janë në gjendje të keqe shëndetësore, ku shtatë prej tyre janë prekur nga gripi.

Trjaneri, Joachim Low ka konfirmuar se lojtarët janë “pak të sëmurë”. Ai është përpjekur të fshehë të vërtetën duke thënë se shumica e lojtarëve kanë vetëm dhimbje fyti. “Nuk është aq keq për momentin”, tha ai. “Nuk dua ta dramatizoj situatën”.

Duke pasur parasysh numrin e madh të lojtarëve të prekur, ka shqetësime që situata të mos jetë ajo që paraqet Low. Mes lojtarëve që nuk ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore janë Mats Hummels, Christoph Kramer dhe Thomas Muller.

Low ka pranuar se sulmuesi ka pasur simptoma të gripit edhe para ndeshjes me Algjerinë. Për gjendjen e keqe shëndetësore të lojtarëve trajneri gjerman ka fajësuar udhëtimet në zona me klimë të ndryshme.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/