Athinë, 3 korrik 2014 – Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë z. Konstantinos Koutras, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje shkrimet në shtypin shqiptar, sipas të cilave, zonat të cilat do të tenderohen prej qeverisë greke për kërkim dhe shfrytëzim nafte dhe gazi natyror, shtrihen edhe brenda ujërave territoriale shqiptare, deklaroi se “Greqia respekton plotësisht të Drejtën Ndërkombëtare mbi Detin”. 

Zëdhënësi Kutras siguroi se është bërë kujdes që zonat që do të tenderohen, të mos krijojnë absolutisht asnjë problem me asnjë prej vendeve fqinje dhe në rastin konkret, me Shqipërinë. “Sigurisht që kuadri ynë i referimit është gjithmonë, pranimi i përbashkët dhe respektimi i së Drejtës Ndërkombëtare të Detit’’. 

Deklarata e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme është në një linjë më atë të vetë ministrit të Jashtëm, Evangelos Venizelos 3 ditë më parë mbi këtë çështje. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/