Fushë Krujë, 3 korrik 2014 – Një aksident i rëndë që shkaktoi vdekjen e dy të rinjve është regjistruar rreth orës 12.30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjolës’.
Një motoçikletë me targë AA 555, me të cilin udhëtonin dy të rinjtë Roland Pema, 20 vjeç dhe Sabri Gega, 23 vjeç, të dy banues në Fushë-Krujë është përplasur automjetin me targa TR 7891 I, e drejtuar nga shtetasi Agim Shyti.
Sipas policisë, mjeti i përfshirë në aksident është larguar menjëherë nga vendngjarja, pa iu dhënë ndihmë dy të rinjve. Policia ka mundur të identifikojë automjetin e përfshirë në aksident dhe ka ndaluar e shoqëruar në komisariat drejtuesin Agim Shyti.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





