Greqi, 3 korrik 2014 – Një emigrant shqiptar është gjetur i vrarë në Greqi. Sipas policisë greke viktima është shtetasi Hamit Balla, 55 vjeç nga qyteti i Librazhdit.

Nga hetimet e para sipas policisë helene dyshohet se 55-vjeçari është vrarë nga bashkëkombasit e tij.  Balla punonte si bari në zonën e Kozanit dhe rezultonte i zhdukur që prej datës 2 qershor.

Trupi i pajetë i bariut 55-vjeçar u gjet mbrëmjen e djeshme, dhe sipas punëdhënësit të tij natën që u zhduk viktima kishte marrë rrogën prej 600 eurosh.

Policia greke është në kërkim të dy shiptarëve të tjerë, të cilët edhe këta punojnë si barinj në këtë zonë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/