Itali, 3 korrik 2014 – Një bandë italo-shqiptare kishte tentuar t’u vinte gjobë disa bizneseve në Provincën e Trevizos. Banda në disa raste kishte kërcënuar biznesmenë të Trevizos, se nëse nuk paguanin shuma të mëdha për mbrojtje do t’u digjej banesa apo do t’u vriteshin anëtarë të familjes.

Një biznesmeni, që ju vu gjobë prej 400 000 eurosh, ju ul gjoba në 50 000 euro nëse paguante menjëherë. Biznesmeni njoftoi karabinierinë dhe kur banditët erdhën të merrnin 3 000 euro kapar për shpenzime transporti, ranë në prangat e karabinierëve të veshur civilë, por edhe me uniformë.

Ndër anëtarët e bandës një italian përfundoi në burg, ndërsa dy të tjerët me arrest shtëpie dhe tre të tjerë u është dhënë masa e detyrim paraqitjes. Eni Koka, 28 vjeç, nga Durrësi, me banim në qytezën e Poveljanos (Povegliano) afër Trevizos u arrestua si element aktiv dhe i dhunshëm i kësaj bande gjobvënësish.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/