Durrës, 2 korrik 2014 – Një i ri 22 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 5-të i një pallati shumëkatësh në sektorin Iliria, në plazhin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së mërkurë, rreth orës 03:30. 22 vjeçari është identifikuar si Ermal B., me origjinë nga qyteti i Beratit.

I riu punonte në një fast food në këtë qytetin e Durrësit, ku edhe jetonte bashkë me disa shokë në një apartament me qira, në zonën e plazhit.

Policia informon se dyshohet që 22 vjeçari vuante nga depresioni dhe dyshohet se ky ka qenë shkaku që e ka shtyrë të ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Ndërkaq grupi hetimor është duke hetuar mbi këtë çështje, në përpjekje për të zbardhur të gjithë donamikën e ngjarjes.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/