Itali, 2 korrik 2014 – Një 14-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në spitalin “Moscati”, në Avellino, Itali, pasi ishte shtruar rreth një javë më parë në gjendje të rëndë.

Pas një jave në gjendje kome, zemra e adoleshentit shqiptar ka pushuar së rrahuri. Hysni Lulaj, që shokët e thërrisnin “Nicky” u dërgua me urgjencë në spital në 23 qershor, pasi ishte rrëzuar në një pishinë, ku donte të merrte topin që kishte rënë në ujë.

Tragjedia në familjen Lulaj u regjistruar pikërisht ditën e lindjes së 14 vjeçarit, duke e kthyer gëzimin e ditëlindjes në lot dhe pikëllim për familjarët e tij.

Mediat lokale në Itali raportojnë se Prokuroria ka hapur një hetim në lidhje me zbardhjen e dinamikës së kësaj ngjarjeje të rëndë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/