Durrës, 2 korrik 2014 – Dy hajdutë janë prangosur nga policia, ndërsa janë kapur në flagrancë gjatë konsumimit të veprës penale.

Pas hekurave kanë përfunduar 50 vjeçari nga Berati, Edmond Jance dhe 32 vjeçari nga Durrësi, Eugent Hasimllari.

50 vjeçari beratas dyshohet t’i ketë vjedhur portofolin me 20.000 lekë shtetases Sh.K., 21 vjeçe, nga Durrësi, në momentin kur kjo e fundit po blinte një abone autobuzi, në një kioskë afër sheshit “Pranvera”.

Hajdutit beratas i është sekuestruaë në cilësinë e provës materiale portofoli me shumën e vjedhur.  

Ndërkohë hajduti nga Durrësi, Eugent Hasimllari, është kapur në flagrancë, pasi ka vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit A.M., në ish-Kënetë. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/