Durrës, 2 korrik 2014 – Një 75 vjeçari nga Durrësi i është vjedhur portofoli nga një person i paidentifikuar në autobuzin e linjës Durrës – Universiteti “Aleksandër Moisiu”, në lagjen nr.15.

75 vjeçari D.N. ndodhej në autobuzin që të çon drejt kampusit të ri universitar, kur ka konstatuar mungesën e portofolit, brenda të cilit kishte 1000 euro dhe 10.000 lekë.

Pas denoncimit të rastit, policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorin e kësaj vepre penale.

Ndërkohë viktima të hajdutëve kanë mbetur edhe një çift hollandez. Mësohet se çifti 70 vjeçar kishte ndaluar në një karburant në fshatin Derven të Krujës, pork ur kanë rihipur në automjet kanë konstatuar mungesën e një çante Brenda së cilës ndodheshin dokumentet e mjetit dhe sende të tjera personale.

Hollandezët kanë denoncuar vjedhjen në polici, ndërsa kanë vënë në dijeni edhe ambasadën e tyre për gjithçka u kishte ndodhur.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/