E mërkurë, 2 korrik 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “S’ka legalizime; Ligji i di: Lejet do të konfiskohen”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Vrasja e Artan Santos. Policia: Dy të arrestuarit, të burgosur në Greqi

–   Bushati nuk njeh tre ambasadorë, iu anulon biletën për në Tiranë

–   Emrat e 374 të përndjekurve që marrin këstin e parë

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Burg për jetë Dritan Dajtit”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Reforma territoriale, PD kërkon ndarjen deri në 100 njësi vendore

–   Barut në duart e dy të arrestuarve për vrasjen e Artan Santos

–   Korrupsioni, ortek në prag qeverisje

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Detyrimi, 40 mln USD; Gjyqet, paguhen të hequrit nga puna”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Vrasja e Artan Santos, Policia: 2 të arrestuarit, gjurmë baruti në duar

–   Goditje ndaj sistemit

–   PS-LSI letër Nishanit: Hap kandidimin për gjykatën e Lartë

 

GAZETA SHQIP  çelet me shkrimin  “Kolumbiani i kokainës pyetet për Santon”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Dy biznesmenë të njohur bien pre të mashtruesit

–   PS dhe LSI, katër kushte për Presidentin Nishani

–   Gjoba të rënda dhe burg për ata që ndërtojnë pa leje

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “Vrasje në ish-Bllok, pistat nën survejim të veçantë; Policia ngushton rrethin, 4 provat për dy kushërinjtë nga Bubqi”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Rikthehet përplasja e mazhorancës me Nishanin: Presidenca kundër vullnetit të Kuvendit

–   Gjyqi më i gjatë drejt përfundimit, Prokuroria: Katër burgime me jetë për Dritan Dajtin

–   Fotografi i “mallkuar” për herë të parë në Shqipëri

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin “Zbardhet pretenca e Prokurorisë. Dokumenti: Refuzimi nga kryepolicët për përgjimin e Dritan Dajtit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Policia: Barut në duart e kushërinjve Gjozi. Avokati: Po saldonin

–   PS-LSI, letër Nishanit: Rihap garën për emërimet

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Adriatik Llalla letër Ditmir Bushatit: Ja pse nuk e hetoj Lulzim Bashën, dosja e shitjes së detit të përgatitet nga ministria”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Igli Totozani drejt prokurorisë për konflikt interesi dhe pastrim parash, refuzon ILDKP për të dorëzuar marrëveshjen me bashkëshorten

–   Topalli shpërthen kundër Bashës: Udhëzimi I zgjedhjeve I paprecedentë, do mbajë përgjegjësi nëse PD humb në 2015

–   Athina presion Shqipërisë për marrëveshjen e detit, frikë nga lobimi I Italisë për çeljen e negociatave

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Një ish-President ndalohet në polici”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Di Maria duke festuar pas golit në minutën e 118

–   Eleni Pamaritis: Shqipëria po të dojë mund të ndryshojë brenda një nate

–   Kthehen në shtëpi tre trajnerët më të paguar të futbollit

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/