Dashi

Tashmë Merkuri në shenjë ka marrë një pozicion shumë dominues në shenjë, prandaj dita e sotme do të jetë shumë intensive. Kujdes, Hëna ju sheh disi “shtrembër”.

 

Demi

Edhe për ju sot dita do të jetë në përgjithësi e mirë, pasi janë një seri yjesh në shenjë që ju favorizojnë. Marsi “i lëkundur” do të bëjë që shpesh të jeni në dilemë për një zgjedhje.

 

Binjakët

Pritet një ditë në të cilën do të jeni të dhënë kryesisht pas punës dhe do të bëni mirë, pasi sot keni Hënën dhe Afërditën në një orbitë jo të mirë. Është më mirë të jeni të rezervuar.

 

Gaforrja

Megjithëse pozicioni i Mërkurit që dominon edhe shenjën tuaj nuk është edhe aq i favorshëm, kjo nuk do të pengojë aspak që dita të jetë përgjithësisht pozitive. Mirë edhe erosi.

 

Luani

Edhe pse ndjeheni disi të lodhur dhe e ndjeni gjithashtu se keni nevojë të pushoni e të rimerrni veten, Marsi dhe Afërdita ju prishin të gjitha planet me pështjellimin që sjellin në shenjë.

 

Virgjëresha

Marsi dhe Afërdita sot janë pikërisht “atje ku duhet” për ju, por qiellin tuaj duket se do ta ndriçojë më shumë Merkuri. Pak problematike raportet ndërpersonale. Jeni në kërkim të njohjeve të reja.

 

Peshorja

Kalimi i Merkurit në pozicionin e ri duket se do t’ju zërë disi në befasi dhe mund të bëjë që të ndryshoni planet tuaja për ditën e sotme. Megjithatë  do të jetë ditë e favorshme për erosin.

 

Akrepi

Tani në shenjën tuaj ka hyrë edhe Merkuri pozitiv në shenjë, prandaj mund do ta keni kuadrin yjor plotësisht të favorshëm. Pasioni dhe dashuria kanë mbrojtjen e Hënës dhe Afërditës.

 

Shigjetari

Kontrasti i Afërditës dhe Marsit në shenjë do të ndërlikojë ditën tuaj, prandaj do t’ju duhet vërtet të djersitni shumë për të arritur pak. Ndonjë problem i vogël me shëndetin është kalimtar.

 

Bricjapi

Edhe për ju sot është Merkuri ylli dominues në shenjë, prandaj edhe ritmet tuaja sot do të jenë shumë më të larta se zakonisht. Nuk përjashtohet të merrni një lajm të gëzueshëm.

 

Ujori

Do të jetë një ditë disi e vështirë, pasi dyshja Mars-Afërditë çdo të bëjë gjithçka për t’ju  humbur përqendrimin. Megjithatë me Hënën në shenjë mund të rifitoni ekuilibër.

 

Peshqit

Kuadri yjor sot do të jetë mëse i favorshëm, me treshen Merkur-Afërditë dhe mars në një harmoni të pazakontë. Mundohuni të qëndroni sa më larg një debati që nuk ju takon fare.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/