30 qershor 2014 – Qeskat poshtë syve gjithmonë janë një faktor shumë shqetësues për femrat. Së pari ju duhet të zbuloni motivin real përse ju dalin këto qeska të padëshirueshme. Disa ndër motivet e mund të jenë: duhanpirja, stresi i tepërt, keq ushqyerja, mbilodhja, alkooli etj.
Ka disa mënyra që mund të largosh qeska poshtë syve.
Kastraveci është një mënyrë shumë efikase. Merrni dy feta kastravec dhe i vendosni mbi sy. Çdo ditë nga 20 minuta. Është shumë e mirë për uljen e qeskave.
Çaji gjithmonë është njohur si një ingridient qetësues për lëkuren tuaj. Dy qese me çaj i vendosni sipër syve për 15 minuta do të qetësohen qeskat poshtë syve menjëherë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





