Durrës, 30 qershor 2014 – Prangoset kosovari me dokumenta të falsifikuara, ndiqet penalisht një serb dhe kosovar tjetër.
Gjatë të dielës, efektivët e policisë kufitare kanë ndaluar në portin e Durrësit një Kosovar 33 vjeçar që ka tentuar të imbarkohet në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari me dokumente dhe leje drejtimi sllovene false.
Policia kufitare ka prangosur 33 vjeçarin Fehmi Ali, banor i komunës Skëndaj në Kosovë për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.
Për të njëjtën vepër penale janë ndaluar dhe kanë nisur të procedohen penalisht në gjendje të lirë, një serb që banonte në Austri dhe një i ri koosvar nga komuna e Lipjanit.
Ndërsa serbi 34 vjeçar B.B. është ndaluar kur po hynte në portin e Durrësit pasi pasaporta e tij ishte e falsifikuar, 23 vjeçari kosovar A.Sh. po tentonte që të imbarkohej drejt Italisë duke përdorur një leje qëndrimi italiane të një tjetër personi me të cilin kishte ngjashmëri fizike.
Në të tre rastet, efektivët e policisë kufitare kanë sekuestruar dokumentet e falsifikuara.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





