Kosove, 30 qershor 2014 – Cfarë nuk është thënë për Luis Suarez në këto ditë pas kafshimit ndaj Chiellinit dhe ndëshkimit shembullur që e pasoi, polemika të të gjitha llojeve, batuta nga më të ndryshmet e meme humoristike, por gjetja më origjinale në lidhje me episodin e uruguajanit vjen nga trojet Shqiptare e më ekzaktësisht nga Kosova. Hajvalia e Prishtinës fiton faqet e para të mediave më të rëndësishme ndërkombëtare me propozimin e saj të vecantë.
Klubi që nuk arriti të fitonte në finalen e Digitalb Kupa e Kosovës përballë Ferronikelit i propozon Luis Saurez që ta marrë në huazim deri në momentin që do të skadojë skualifikimi i vendour ndaj tij nga Fifa. Sigurisht që Hajvalia nuk mund të konkurrojë në aspektin financiar me ofertat faraonike që mund të ketë qendërsulmuesi i Liverpulit që pavarësisht kafshimit në Botëror mbetet në krye të listës së dëshirave për Barcelonën, klubi kosovar në fakt i ofron 30 mijë euro Liverpulit dhe një pagesë mujore prej 1500 euro në muaj milionerit Syarez deri në fund të skualifikimit, por tenton ta joshë Pistoleron me avantazhin e të luajturit futboll në Superligën e Kosovës pasi Kosova ende nuk është njohgur nga Fifa,
“ Suarez nuk mund të luaje për 4 muajt e fundit, por që nga momenti që Kosova nuk është njohur nga Fifa, besojmë se mund të luajë këtu dhe kemi pregatitur një ofertë për Liverpulin”, ka deklaruar drejtuesi i Hajvalisë Xhavit Pacolli. Sigurisht që gjasat që një lëvizje e tillë të realizohet janë të pakta, por gjithsesi Hajvalia e ka realizuar misionin e saj duke bërë një xhiro anembanë botës me propozimin interesant që ka përfunduar në faqet e para të mediave më prestigjioze.
Për sa i përket tratativave më të realizueshme Barcelona nuk i ndahet Luis Suarez por përvec një ulje të kostos së kartonit pretendon që në kontratën me të të përfshihet dhe një klauzolë kafshimi. Lajmi bëhet i ditur nga Daily Mirror që konfirmon se për tu gjendur e mbrojtur në rast të ndonjë tjetër cmendurie të uruguajanit Barca pretendon që në kontratën me të të aplikohet dhe një klauzolë largimi me penalitet për Suarez në rast se sulmuesi kafshon sërish. Mundësitë e transferimit të qendërsulmuesit në Camp Nou mbeten të larta mbi të gjitha pasi Liverpuli nuk e ka fshehur interesimin e tij për 25 vjecarin Alexis Sanchez që mund të përfshihet në tratativa si kundërshpërblim teknik.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





