DURRËS, 30 qershor 2014 –  Spitali Rajonal Durrës njofton se i kanë dështuar dy tenderë me vlerë gjithsej 4 112 683 lekë.

Ndonëse ka shumë nevojë për mirëmbajtjen e automjeteve, spitali rajonal anuloi tenderin e 9 qershorit 2014, ku ishte parashikuar një fondi limit 1 519 100 lekë, thjesht për mangësi në dokumentacionin e operatorit privat ofertues.

Edhe tenderi i zhvilluar para tri ditësh, më 27 qershor 2014, që kishte të bënte me blerjen e materialeve radiologjie për nevoja spitalore, me fondin limit 2 593 583 lekë, u anulua për probleme ligjore.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/