Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur ditën e sotme një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar dhe ish anëtarit të Kryesisë së Partisë Socialiste, Bashkim Finos.

Sot nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi ftoi pjesëmarrësit në këtë seancë që të mbanin një minutë heshtje në nder të tij:

Më lejoni të kujtojmë atë që kemi humbur para disa ditësh. Ne kemi humbur një shok, një mik një koleg, mikun tonë të të gjithë deputetëe pavarësisht përkatsive politike, Bashkim Finon. Do ta kujtojmë mikun tonë si një koleg të nderuar respektuar, një shok i mirë, që jepte zgjidhje në situata të vështira që kemi pasur këtu dhe jashtë. Pak fliste në seancat plenare. Më lejoni që dhe në emrin tuaj të mbajmë një minutë heshtje.

Fino u nda nga jeta më 29 mars, pasi humbi betejën me COVID-19. Ai renditej në vendin e katërt në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit, por vendi i tij do t’i sigurojë vend në parlament Gramoz Ruçit pasi PS ka marrë 9 mandate në këtë qark.