Janë regjistuar 55 raste të krimeve zgjedhore të denoncuara në prokurorinë e Tiranës dhe në atë të posaçme.

22 procedime penale janë regjistruar në Prokurorinë e Tiranës dhe po kryhen hetime nga ky institucion, ndërsa 33 procedime janë regjistruar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 Janë duke u verifikuar të gjitha provat që janë mbledhur për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë apo jo me krime zgjedhore.