Francë, 25 qershor 2014 – Në Nyon të Francës po zhvillohet një proces gjyqësor kundër tre shqiptarëve, njëri prej të cilëve është nga Kosova. Tre hajdutët akuzohet se kanë grabitur një çift zviceran.

24 vjeçari nga Kosova dhe dy të tjerët nga Shqipëria 26 dhe 35 vjeçar akuzohen për vjedhje, sulm fizik dhe keqtrajtim. Ngjarja ka ndodhur më 26 dhjetor të vitit 2012, kur çifti ishte kërcënuar me thikë nga tre shqiptarët e maskuar.

Megjithatë në gjykatë çifti tha se hajdutët ishin të mirë.

“E pyeta se pse e bëri këtë. Ai dukej i sinqertë dhe tha se i vinte keq”, ka thënë viktima e kësaj grabitjeje.

Por kjo grabitje nuk ishte e vetmja e kësaj bande. Ata më 9 dhjetor të vitit 2012, kishin lidhur me rrip në shtrat një të moshuar 87 vjeçar dhe e kishin traumatizuar. I moshuari humbi jetën dy muaj më pas.

Në gjykatë ka dëshmuar edhe një viktimë tjetër e grupit, i cili ishte grabitur në një restorant.

Prokurori ka kërkuar dënim prej 10, 12 dhe 14 vjet burgim. Vendimi pritet të merret javën e ardhshme.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/