Lushnje/Shkodër, 25 qershor 2014 – Dy vrasje me armë zjarri janë verifikuar pasditen e së martës në dy qytete të ndryshme të vendit e që kanë tiparet e një ekzekutimi të pastër.
Ekzekutimi i parë ka ndodhur në fshatin Plug të Lushnjes, ku viktimë ka mbetur një 40-vjeçar i identifikuar si shtetasi Lake Daka. 40-vjeçari është gjetur i pajetë në një kanal.
Policia ka ngritur dyshime se bëhet fjalë për një vrasje, pasi viktima dyshohet se është qëlluar me armë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur autorët dhe shkaqet e këtij krimi.
Vrasja për gjakmarrje në Shkodër
Sërish vrasje në qytetin e Shkodrës dhe sërish prej gjakmarrjes. Kjo është pista kryesore e policisë për ekzekutimin me armë të 50-vjeçarit Brahim Mani rreth orës 18:00 të së mërkurës.
50-vjeçari është vrarë me armë vetëm pak metra larg banesës së tij në lagjen “Kiras” të qytetit të Shkodrës.
Policia, e mbërritur në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor, nisën punën për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e autorit/ve të këtij krimi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





