Tajlandë, 25 qershor 2014 – Një biznesmen 40 vjeç nga Tajlanda është aksidentuar me makinën e tij tip, Lamborghini Gallardon, aq keq sa që makina u nda në dysh.
Shoferi, sipas mediave ndërkombëtare, ka qenë duke ecur me shpejtësi prej rreth 150 km/h , ndërkohë që binte shi.
Nga përplasja e fuqishme, makina u nda në dysh, ndërsa, për çudinë e të gjithëve, shoferi shpëtoi pa pothuajse asnjë gërvishtje.
Ai doli nga dera e pasagjerit dhe u ul në anë të rrugës, në pritje të ekipeve të shpëtimit. Kur ato arritën në vendngjarje, e gjetën duke biseduar në telefon.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





