Angli, 25 qershor 2014 – Një ngjarje e pakëndshme ka tronditur një vajzë të re, e cila është dëshmitare e tradhëtisë së të fejuarit të saj pa dashje.

Natasha Jefferson nga Britania e ka treguar këtë ngjarje duke thënë se ajo donte t'i bënte një surprizë të dashurit të saj dhe është futur në shtëpinë e tij pa e lajmëruar.

E veshur me një kostum intim, vajza është futur poshtë shtratit të tij, që në momentin kur ai të vinte ajo t'i bënte një surprizë të “nxehtë’.

Por vajza nuk e ka menduar aspak se surprizën e vërtetë do e gjente nga i dashuri i saj, i cili duke mos ditur gjë për të dashurën e tij ka sjellë në shtëpi një vajzë tjetër. Pasi çifti i sapoardhur ka filluar të zhvishet vajza poshtë shtratit ka dalë duke u shokuar nga tradhtia e të dashurit të saj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/