Tiranë, 25 qershor 2014 – Në autobusët urbanë të Tiranës shqetësim ui vazhdueshëm për qytetarët mbeten hajdutët e xhepave, pre e të cilëve kanë rënë me dhjetëra udhëtarë.

“A1 Report” sjell videon e filmuar me celular në një moment të tentativës për të vjedhur portofolin nga xhepat e një udhëtari të urbanit dhe që mban datën 22 qershor.
 
Sipas shpjegimit të videos në urban ka patur edhe kacafytje mes shoferit dhe hajdutit, i cili ndihmohej nga një person tjetër për të dalë më pas nga autobuzi.

Ndërsa policia njoftohet për prezencën e hajdutit dhe kërkohet ndërhyrja e uniformave blu, hajduti arriti të lëvizë nga mesi i autobusit për në derën e përparme pranë shoferit dhe e hap atë me forcë për të dalë. Madje atij i ngec edhe këpuca, por gjithsesi arrin të largohet.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/