25 qershor 2014 – Meshkujt po aq sa dhe femrat, përballen me probleme të pjellorisë me kalimin e viteve. Por kjo gjë kthehet në një shqetësim të vërtetë veçanërisht për ata persona që e kanë kaluar moshën 41 vjeçare.
Studiuesit e Huntingdon Reproductive Medicine Centre në Brazil, shpjegojnë se edhe një vit i vetëm mund të bëjë diferencë, ndërsa mes moshës 41 dhe 45 vjeçare mundësia për të pasur fëmijë zbret nga 60% në 35%, dhe kjo rënie vijon më tej me kalimin e viteve.
Studimi u zhvillua për afro tre vjet, duke nisur nga viti 2008, në një kampion prej 600 çiftesh të cilët i ishin nënshtruar procesit të farëzimit artificial. Ndërsa te femra aftësia riprodhuese nuk kishte ndryshim të madh, me kalimin e viteve te meshkujt rënia nga viti në vit pas moshës 41 vjeçare, filloi të binte në masën 7%.
Ndër të tjera studiuesit kujtojnë se lindja e fëmijëve nga prindër në moshë të madhe, mund të bëjë që fëmijët të preken nga sëmundje kardiake, autizmi, skizofrenia dhe epilepsia. Studiuesit deklarojnë gjithashtu se me procesin e plakjes edhe kodi genetik dëmtohet dhe krahas tij materiali riprodhues nuk ka më aftësitë e mëparshme.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





