Durrës, 25 qershor 2014 – Policia e Durrësit njofton se një 23 vjeçare nga Fushë-Kruja është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi duke pastruar xhamat e shtëpisë së saj ka rënë nga kati i dytë.
Sipas të njëjtave burime, 23 vjeçarja S.K. gjatë kohës që pastronte xhamat në katin e dytë të shtëpisë, ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme.
Fatmirësisht, përveç lëndimeve të marra në trup, 23 vjeçarja nuk rrezikon jetën. Pavarësisht se nga hetimet e deritanishme rezulton se gjithçka ka qenë aksidentale, materialet lidhur me këtë çështje i kanë kaluar për vlerësim më të hollësishëm Prokurorisë së Krujës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





