Luksemburg, 24 qershor 2014 – Shqipëria bind skeptikët dhe merr statusin e vendit kandidat. Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle ishte i pari që konfirmoi marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë, vendim ky i miratuar unanimisht nga 28 vendet anëtarë të BE-së.
Ne nje postim ne profilin e tij ne Tëitter, komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle ka bere me dije lajmin e mire, duke dhene edhe urimet e rastit.
“Shqiperia, urime për statusin e kandidatit, miratuar nga Ministrat, njohje e përpjekjeve për reforma, nxitje për më shumë”– shkruan Fyle.
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ka quajtur kete nje lajm shume te mire per vendin.
“Merita nuk ka nje emer, eshte bere pune e madhe nga te gjithe, eshte e kesaj qeverie qe ka integrimin prioritet, eshte e opozites per punen 8-vecare, eshte e cdo shqiptari”– tha Gjosha.
Sipas saj, Shqiperia arriti te ndryshoje imazhin e krijuar te shume vende skeptike.
Kryeministri Edi Rama u shpreh mjaft krenar për marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë. Ai e cilësoi këtë hap, si një meritë e koalicionit PS-LSI dhe gjithë shqiptarëve.
“Sapo fola me Stefan Fylen e jam krenar që ia dolëm të gjithë bashkë e sigurisht PS-LSI. Falenderime dhe mirënjohje për të gjithë ju, -shkruan Rama.
Ndërkohë ministri Tahiri, uroi në rrjetin e tij social Facebook, për statusin duke e cilësuar atë si një meritë për arritjet e qeverisë në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Urime Statusi! Europa njohu vullnetin tonë shtetformues, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Faleminderit të gjithëve”, tha Tahiri.
Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, vlerësoi gjithashtu këtë vendim, dhe falenderoi të gjithë ata që kontribuan për këtë ditë:
"Ta gëzojmë statusin e vendit kandidat! Urime Shqipërisë dhe shqiptarëve. Faleminderit të gjithë atyre që kontribuan për këtë ditë. Faleminderit të gjithë miqve tanë, që besuan te Shqipëria. Faleminderit të gjithë kolegëve të mi që punuan pa lodhje duke dhënë kontributin e tyre të çmuar. Sot të gëzojmë. Nesër fillon puna. Sfida është e madhe".
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





