Durrës, 24 qershor 2014 – Përplasja e dy automjeteve në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës ka vënë në rrezik jetën e një adoleshenti 17 vjeçar. Në orët e vona të natës së mbrëmshme në aksin rrugor në fjalë është regjistruar një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e një këmbësori.
Ka qenë ora rreth 23.50, e së hënës, kur dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Sipas policisë, mjeti Volksvagen, me targa AA 429 CT, i drejtuar nga shtetasi A.M., 22 vjeç, banues në Durrës është përplasur me mjetin tip Golf me targa AA 895 DD të drejtuar nga shtetasi B.K., 31 vjeç, banues ne Rrashbull Durrës.
Për pasojë është aksidentuar këmbësori R.B., 17 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar për në komisariat të dy drejtuesit e mjeteve si dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





