Maqedoni, 23 qershor 2014 – Një tetovar 57 vjeçar ka sulmuar me kazmë përmbaruesin dhe më pastaj policinë.
Sipas informacioneve të policisë, gjatë asistencës për dhënien e pronësisë nga ana e përmbaruesit, në fillim ai ka sulmuar gjeometrin, pastaj me kazmë ka sulmuar përmbaruesin, ndërsa kur ka arritur policia në vendin e ngjarjes i ka sulmuar edhe oficerët e policisë.
Nga ana e policisë është ngritur kallëzim penal ndaj personit në fjalë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





