Itali, 23 qershor 2014 – “Kur festa të fillojë ti do jesh mbretëresha, të gjithë sytë e njerëzve do të jenë mbi ty, për sytë e mi je si shkëlqimi i diellit, fluturime pafund në qiellin e gëzimit tim”
Me nota muzikore të këtyre rrjeshtave ishte zbukuruar fustani i nusërisë së Marica Pellegrini-t gjatë ceremonisë së dasmës me këngëtrin e njohur italian Eros Ramazzotti.
Eros Ramazzotti 51-vjeç dhe Marica Pellegrini 26-vjeç i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit në 6 qershor të këtij viti duke habitur të gjithë pasi ata janë paraqitur të vetëm në bashkinë e Milanos, ndërkohë festa është zhvilluar ditën e shtunë në prezencë të miqve të tyre.
Eros ka publikuar fotot e tij të dasmës duke e shoqëruar më një mbi shkrim “Solstici i Dashurisë”
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





