23 qershor 2014 – Mbeti i bllokuar brenda një “vagine” të madhe. Nuk bëhet fjalë për një film fantashkencë, por për një eksperiencë të sikletshme të përjetuar nga një student kinez.
Djali kishte humbur një bast me shokët e tij, dhe për pasojë iu desh të futej brenda statujës në formën e organit gjenital të femrës, statujë e cila ndodhet në qytetin ku ai jeton.
Por teksa po tentonte të dilte prej saj, diçka shkoi keq dhe i riu u bllokua. Shokët e tij kërkuan ndihmë dhe ndërhynë për ta nxjerrë prej andej, por jo pa i bërë një fotografi më parë, të cilën e postuan në rrjetet sociale.
U desh ndërhyrja e 22 zjarrfikësve për të nxjerrë të riun nga statuja, pa pësuar dëmtime dhe pa dëmtuar as “vaginën”.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





