SHBA, 23 qershor 2014 – Hope Solo, portierja e Kombëtares amerikane të femrave, është arrestuar nga policia pasi ka sulmuar motrën dhe nipin e saj 17-vjeçar. Gjithçka ka ndodhur në banesën e futbollistes, në periferi të Seattle.
Policia me të mbërritur në vendngjarje gjeti Hope në gjendje të dehur dhe që i bërtiste familjarëve të saj.
Solo, 32-vjeçe, është portiere e Seattle Reign, por nuk është e famshme vetëm për jetën e saj futbollistike (edhe medalje ari me SHBA), por edhe për bukurinë e saj.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





