Durrës, 23 qershor 2014 – Brunild Pepa rikthehet ne shtëpi. Sulmuesi, i cili për dy sezone mbajti veshur fanellën e Flamurtarit është rikthyer te skuadra e Teutës.
23-vjeçari deklaroi se ndihet shumë i lumtur për këtë kalim dhe se rikthimi i tij këtë herë ka ambicie të tjera. Lushnjari tha se skuadra bregdetare është ekipi ideal për të dhe se kjo e motivon për të dhënë më të mirën.
Ai shtoi se falenderon presidentin për besimin e dhënë duke pohuar se detyra e tij është të punojë shumë për të mirën e skuadrës dhe arritjen e objektivave.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





