Milot, 23 qershor 2014 – Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur në aksin Milot-Rrëshen, në të cilin u përfshinë tri automjete.
Viktima është Mujo Zeneli, 30 vjeç, drejtuesi i një mjeti tip fuoristrade me targa angleze. Ndërsa të plagosurit janë Kujtim dhe Genci Lika, 32 dhe 35 vjeç, pasagjerë në fuoristradë.
Nga hetimet e para rezulton se shkak i aksidentit është parakalimi i gabuar i fuoristradës, e cila më pas është përplasur me dy mjete të tjera. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





